Një prift nga Dhërmiu erdhi këtë herë në seancën ndaj Fredi Belerit në Apelin e Posaçëm, por gjykata nuk ndryshoi vendimin e mëparshëm të GJKKO duke e lënë Belerin në 2 vjet burg për blerjen e votave në Himarë në zgjedhjet e 14 majit 2023. Ky dënim i formës së prerë pritet të çojë automatikisht në një proces të ri zgjedhjesh për Bashkinë e Himarës, ndërkohë që Beleri është zgjedhur si anëtar i parlamentit europian, si pjesë e listës së partisë së kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis.
Apeli la në 3 vjet shërbim prove edhe bashkëpunëtorin e tij Pandeli Kokaveshin masë e zbutur për të pasi ai ka probleme shëndetësore, si dhe një fëmijë të mitur me probleme shëndetësore. Vendimi u dha nga 3 gjyqtarët Daniela Shirka, Dhimitër Lara dhe Ilirjana Olldashi të cilët rrëzuan edhe kërkesën e avokatëve të Belerit për përjashtimin e Daniela Shirkës. Në seancë pati interes të lartë nga mediat greke ku ishte edhe ambasadorja greke e cila foli pas vendimit.
'Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikëpyetje, sa i përket objektivitetit të procesit, siç është çështja e shkeljes së prezumimit të pafajësisë, paraburgimi i zgjatur, dënimi jo proporcional dhe moslejimi i të drejtës së betimit. Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Evropian. Është një kërkesë plotësisht demokratike që eurodeputetët të kenë mundësinë të paraqitet personalisht në të gjitha punimet e PE duke filluar që nga korriku.’- tha Kostantina Kamitsi ambasadorja e Greqisë në Tiranë.
Ministria e Jashtme greke, i bën thirrje autoriteteve shqiptare të marrin të gjitha masat e nevojshme për t'i dhënë mundësinë Fredi Belerit të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Europian.
“Është detyrim i autoriteteve shqiptare që të marrin të gjitha masat e nevojshme për t'i dhënë atij mundësinë për të marrë pjesë në punimet e Parlamentit Evropian, duke filluar nga seanca plenare, korrikun e ardhshëm”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Jashtme greke.
Jashtë sallës së seancës kundër Belerit pati protesta nga komuniteti çam. Në seancën e parë që u mbajt në Apel, Beleri kërkoi pafajësi duke pretenduar se u arrestua padrejtësisht dhe me urdhër politik të kryeministrit Edi Rama. Sipas tij, provat janë të manipuluara. Beleri garonte nën siglën e koalicionit “Bashkë Fitojmë” të Berisha-Meta kur u arrestua dy ditë para zgjedhjeve lokale të 14 majit, i kapur në flagrancë duke blerë 8 vota për 40 mijë lekë.
Arrestimi erdhi pas denoncimit në prokurori nga bashkëpunëtori i drejtësisë i cili kishte treguar se i ishin ofruar para në këmbim të votave. Më 10 qershor Fredi Beleri, është zgjedhur eurodeputet në Greqi, ku mori 237 mijë vota dhe ishte eurodeputeti i katërt më i votuar në shtetin helen, ndërsa po i katërti rezulton edhe në listën e 7 deputetëve të dalë nga lista e partisë së kryeministrit Mitsotakis, Demokracia e Re.
Ambasadorja Greke ishte e pranishme në seancë gjyqësore në Apelin e GJKKO-së ku u la në fuqi dënimi me 2 vite burg i Fredi Belerit
“Për fat të keq shumë aspekte të kësaj çështje ngrenë pikpyetje për objektivitetin e procesit e çështjes prezumimi i pafajësisë, burgimi i zgjatur i zotit Beleri, dënimi jo proporcional dhe mos lejimi i të dejtës së betimit.
Megjithë dëshirën e popullit të Himarës siç u shpreh ajo nëpërmjet procesit zgjedhor, bashkia ende sot drejtohet nga persona që nuk janë zgjedhur nga votuesit.
Përparësi për Greqinë mbeten gjithmonë respekti i shtetit të së drejtës, respekti i proceseve demokratike dhe mbrojtja e të drejtave minoritare që përbëjnë parime bazë të BE-së.
Zoti Beleri tashmë zyrtarisht është anëtar i zgjedhur i Parlamentit Europian
Është pjesë e shtetit të së drejtës që eurodeputetë e zgjedhur të kenë mundësinë të paraqiten personalisht në të gjitha punimet e Parlamentit Europian duke filluar nga seanca plenare e korrikut që vjen.",- tha Konstantina Kamitsi pasi doli nga seanca në Apel
Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e GJKKO për dënimin e krybashkiakut të zgjedhur të Himarës, Fredi Belerin me 2 vite burgim. Në seancë ishte i pranishëm edhe prifti i Dhërmiut.
A thua te jete Beleri i vetmi qe ka shitur vota ne kete vend hajdutesh?
PërgjigjuNJE BRAVOOOOOO TE MADHE
PërgjigjuFredi Beleris duhet ta beje burgun dite me dite. Nese ai del para kohe nga burgu, atehere bie sistemi dhe cdo shqiptari tr denuar i lind e drejta te dale para kohe.
PërgjigjuVula ju dha Saliut. Edhe Bejleri do lirohet se e ka kryer dënimin e i duhet të shkojë në parlamentin europian.
Përgjigju