Kronikë

Apeli i GJKKO vendos: Vendimi për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij në 3 dhjetor

24 Nëntor 2021, 19:45| Përditesimi: 24 Nëntor 2021, 19:48

  • Share

1627740087_shullaziseance15065356197102486.jpg

Në mbledhjen e sotme u vendos që për Emiljano Shullazin dhe grupin e tij, vendimi në Apelin e GJKKO-s  do të jepet në 3 dhjetor. 

"Komunikohet në mënyrë të përmbledhur se, sot më datë 24.11.2021, në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, u zhvillua seanca gjyqësore për çështjen me nr. 1/4/5/24/138 akti, datë regjistrimi 13.12.2018, mbi ankimin e Prokurorit dhe mbi ankimet e të pandehurve E.Sh., E.Z., G.D., E.Q., dhe B.Sh. Gjykata pasi shqyrtoi çështjen, shtyu shpalljen e vendimit për në datë 03.12.2021, ora 13:00", thuhet në vendim. 


Lajmi kryesor:

Tension në GJKKO për çështjen ‘Shullazi’, Gjykata: Mungesa e disa avokatëve bllokon procesin, vendosim gjykim pa mbrojte! Refuzojnë avokatët e tjerë, braktisin seancën ! Vendimi në 3 dhjetor


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?