Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar nuk pranon ankimin e Emiljano Shullazit dhe 11 të tjerëve lidhur me ndryshimin e masës së sigurimit personal.
Bëhet fjalë për Besian Xhixha, Drianto Bardhi, Gjergji Cukali, Enver Diva, Blerim Abazi, Satilno Basho, Albert Zaja Emiljano Shullazi Dejvis Bajramaj Armando Ndreca Robert Laçi, Naim Stafuka, në hetim si anëtarë të 7 bandave të rrezikshme kriminale të godituara nga megaoperacioni i SPAK në maj të këtij viti ku u firmosën 50 urdhër arreste.
Ata ankimuan vendimin nr. 49, datë 15.05.2024, verifikuar me vendimet nr. 50, datë 19.05.2024, nr. 51, datë 20.05.2024 dhe nr. 52, datë 20.05.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, por Apeli i GJKKO-së nuk pranoi.
Operacioni i SPAK të ndërmarrë në maj 2024 i kodurar "Revanshi" vijimi i operacionit "Metamorfoza" u finalizua në bashkëpunim me Europol dhe u shtri në disa qytete si Tiranë, Durrës, Vlorë, Lezhë, Fushë Krujë dhe Rrëshen. Anëtarët e shtatë bandave të rrezikshme, mes të cilëve dhe zyrtarë policie akuzohet se janë përfshirë në veprimtari kriminale, si vrasje, tentativa vrasje, kultivim kanabisi.
Gjatw operacionit “Revanshi” u lëshua urdhër arrest edhe pwr deputetin socialist Arben Ndoka, vëllain dhe kunatin e tij, për të zhdukurin prej dy vitesh, Ervis Martini, kundershtarin e tij, Leonard Duka, për Durim Bamin e Avdylajt e Shijakut.