Ardian Hajdari

Apeli i GJKKO-së i përgjysmon dënimin Ardian Hajdarit, ish-anëtarit të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit! Akuzohet për fshehje dhe mosdeklarim pasurie (VENDIMI)

18 Nëntor, 12:21| Përditesimi: 18 Nëntor, 12:38

  • Share

Tiranë- Gjykata e Posaçme e Apelit uli dënimin për ish-anëtarin e pezulluar të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, Ardian Hajdari, i shpallur fajtor për fshehje të pasurisë dhe mosdeklarim.

Apeli i GJKKO-së ndryshoi pjesërisht vendimin e Gjykatës së Posaçme të shkallës së parë ndaj të pandehurit Ardian Hajdari, për fshehje të ardhurash dhe refuzim i deklarimit, duke ia përgjysmuar verdiktin e dhënë në muajin janar të këtij viti dhe i ankimuar prej tij.

Ardian Hajdari ishte dënuar me 1 vit burg nga shkalla e parë për 5 raste fshehjesh të ardhurash dhe mosdeklarimi, që janë konvertuar në 2 vite shërbim prove.

Kurse sot, Apeli e ndryshoi duke e bërë 6 muaj burgim në bashkim dënimesh, të konvertuar në 1 vit shërbim prove.

Apeli ka pushuar akuzën për dy epidode të fshehjes së të ardhurave në vitin 2012 dhe periudhën tatimore 2013-2016. 

Teksa la në fuqi fajësinë për mosdeklarim e fshehje pasurie dhe fshehje të të ardhurave për vitin 2017 dhe dha përfundimisht dënimin me 6 muaj burg, që konvertohet në 1 vit shërbim prove.

"Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Engert Pëllumbi si kryesues, Daniela Shirka dhe Florjan Kalaja si anëtarë, shpalli sot vendimin në lidhje me çështjen nr. 44 akti, të 23 korrikut 2024, mbi ankimin e Ardian Hajdarit, kundër vendimit që ishte marrë më herët, më 24 janar të këtij viti, nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë", thuhet ndër të tjera në vendim..

Ankimimi i ish-anëtarit të KPA u mor pjesërisht në konsideratë nga trupa gjykuese, pa ia ndryshuar fajësinë. Hajdari u denoncua nga ish-magjistratët e shkarkuar me formë të prerë në Vetting nga KPA. Para tij ishte dënuar edhe ish-anëtari Luan Daci, që humbi detyrën.

S.G//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?