Kronikë

Apeli i Krimeve të Rënda lë në burg Ardian Began, njëri nga pritësit e 137 kg kokaine nga Ekuadori

8 Tetor 2019, 10:58| Përditesimi: 8 Tetor 2019, 11:23

  • Share

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda kanë lënë në fuqi masën 'arrest me burg' për Ardian Began i cili është një nga pritësit e 137 kg kokaine të ardhur nga Ekuadori dhe të sekuestruar në portin e Durrësit.

Pas kurthit të ngritur nga DEA amerikane në bashkëpunim me policinë shqiptare për të marrë drogën në kontenierët e ardhur nga Ekuadori ranë në pranga dy pritësit, punonjës i sigurisë në Portin e Durrësit, Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i tretë, biznesmen nga Durrësi, Gentian Malindi, 43 vjeç, i cili i ka pritur dy të arrestuarit jashtë portit, me një automjet me targa të huaja.

Pas konstatimit nga DEA amerikane në Portin e Pireut në Greqi, se brenda në kontenierë kishte kokainë, zëvendësuan 317 kilogramët e kokainës me pako me oriz dhe me GPS të cilët më pas u lejuan të nisen drejt Durrësit. Katër kontenierë me banane të nisur nga Ekuadori me destinacion final Shqipërinë, kanë qëndruar të bllokuar në portin e Durrësit prej muajit gusht 2019, ku drejt tyre janë afruar dhe kanë marrë pakon me oriz dy pritësit, Ardian Bega 53 vjeç dhe Altin Mislihaka, 35 vjeç nga Durres,të cilët u arrestuan nga policia, ndërkohë që është shpallur në kërkim një person i tretë, busineme nga Durrësi, Gentian Malindi, 43 vjec, i cili i ka pritur dy të arrestuarit jashtë portit, me një automjet me targa të huaja.

Komento

Komente

  • Porti: 08/10/2019 11:45

    Dua te di se si hapi deren e kontenierit kur keto dyer jan te mbyllur me "plumce" dhe numer sigurie.Kush e zevendeson ket plumce?Po numirn e sigurise?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të çojë SPAK Berishën përpara Gjykatës për masakrën e 21 janarit?