Deputeti i Partisë Socialiste Petro Koçi, i pari nga radhët e mazhorancës ka komentuar vendimin e gjykatës së Apelit që dha vulën dhe logon e PD-së Sali Berishës.
Për deputetin socialist vendimi i Apelit është dëshmi se PD ka ngelur në vitet '90.
‘Desha të them dhe unë ca fjalë pas vendimit të djeshëm të vulës, gjithmonë kam thënë që ka qenë proces i tejzgjatur, kujt do i shkonte vula për mua nuk ka pikë rëndësie, por vendimi i djeshëm na lejon të bëjë ca komente. Vendimi i djeshëm që PD nuk ndryshon dot ka ngelur në ’90. Vendimi gjykatës dje, dëshmia se PD nuk ndryshon dot. Është partia që ka bërë gjëmën e 94 në Libofshë, gjëmën e 96, 97, 21 janarin 2011 dhe partia që sulmoi selinë e vet më mjete të armatosura. Këtë e sanksionoi gjykata me vulë dhe skam ndonjë koment. Unë mendon që PD-ja i takonte Berishës.’- tha Koçi.
Luan Baçi: Pasi e mbajtët peng, harroni që është partia që futi Shqipërinë në NATO, e fjalës së lirë.
Koçi: Bëni kujdes, sa herë Saloi zdryp në qytet atdheu është në rrezik!
Lajmi kryesor:
Kuvendi/ Rrëzohet kërkesa e Berishës për interpelancë me Ramën! Vokshi: Ju tmerron emri i tij! Felaj: S' e lejon gjykata dihet botërisht
M.Q.//ReportTv.al