Kryeministri Edi Rama

Politikë

Apeli i Metës, Rama: Shqetësohu për vizën që i ke vënë vetes, s'ka shans të rikthehen

18 Qershor 2019, 14:57| Përditesimi: 18 Qershor 2019, 15:03

  • Share

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas apelit të kreut të shtetit, që bëri thirrje për marrjen e masave urgjente në mënyrë që të mos rrezikohet rikthimi i vizave për shqiptarët. Në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama kishte një këshillë për Presidentin Meta duke i kërkuar që të shqetësohet për vizën që i ka vënë figurës së vetes.  

"Ilir Meta mos shqetësohet për rikthimin e vizave (vizat nuk ka asnjë shans të rikthehen) po të shqetësohet për vizën qe i ka vënë figurës së kreut të shtetit, duke u bërë pjesë e frontit politik kundër zgjedhjeve dhe kundër drejtësisë! Ky front kundër Shqipërisë do dështojë. Me turp!" shkruan kryeministri Edi Rama.

Presidenti i Republikës, Ilir Meta reagoi sot pa deklaratës së djeshme të komisarit të BE-së për Migrimin, Dimitris Avramopulos, se Bashkimi Europian do të marrë masa nëse do të rriten hyrjet legale për azil në vendet e unionit (lexo këtu).

Komento

Komente

  • Pencionisti: 18/06/2019 15:16

    BRAVO Z META JE VERTETE BURRE EDHE N Q S RAMA BEN PLANE TETE HEQ QAFE DO MBETESH SI KENDDY NE USA

    Përgjigju
    • ERP: 18/06/2019 16:12

      Kennedy!!! Te lutem mos ngaterro cokollaten me m...

    • ELA: 18/06/2019 15:34

      ik o pencionist skrapari o berati kokqyp

  • Sondazhi i ditës:

    Si iu duket trafiku rrugor në Shqipëri?