Apeli i nënës për ndihmë: Jam me 3 fëmijë jetim, pa punë dhe shtëpi

7 Prill 2020, 21:02| Përditesimi: 7 Prill 2020, 21:12

  • Share

Covid-19 mbyll në banesë edhe të rinjtë jetimë, që sot jetojnë në komunitet dhe për shkak të izolimit si pjesë e masave për koronavirusin, janë duke kaluar një situatë tepër vështirë. Tashmë të strehuar në konvikte apo gjetkë, të mbetur edhe papunë, të pa strehë, pa të ardhura këta të rinj kanë nevojë të përfshihen në paketën e ndihmës ekonomike për të përfituar nga një pagë lufte. Flutura Deda nëna e tre jetimëve bën apel për ndihmë. E veja jeton në Krrabë të Tiranës ndërsa rrit e vetme tre jetimët, mbetur pa banesë pas tërmetit të 26 nëntorit.

"Jam edhe pa banesë. Djali i madh është 20 vjeç, 15 dhe 10 vjeç. Djalin e vogël e kam me astmë dhe vrimë në zemër. Nuk kemi asnjë të ardhur. Me ditë punoj në të zezë, që pastrojmë ndonjë familje. Banesa është shkatërruar nga tërmeti. I drejtohem kryeministrit të vë dorën në zemër, për një shtëpi se jam në qiell të hapur, edhe të tjerët që kanë mundësi për bukë dhe ilaçe për djalin", rrëfen Flutura

Por si po e përballojnë institucionet këtë situatë lidhur me të gjitha qendrat rezidenciale shtetërore dhe qendrat jo shtetërore për jetimët? Një pjesë nga 30 mijë fëmijë jetimë me nënat kryefamiljare, sikundër është edhe rasti i nënës nga Krraba, sipas  Lulzim Resuli, Kreu i Shoqatës Kombëtare të Jetimëve në Shqipëri janë vonesë e paketës se qeverisë.

" Shoqata përpiqet t'i mbroj dhe të tregoj kujdes të veçante për gjithë ato familje që kanë nevojë. Shoqata shtrihet në gjithë Shqipërinë dhe do mundohemi të gjithë t’i vijmë në ndihmë edhe rastit të , që po trajtohet aktualisht. Këto familje janë vonesë e paketës së qeverisë, ndërsa për ato që nuk janë të siguruara do ketë një dyfishim të ndihmës ekonomike nga njësia administrative që e përfshijnë. Sidomos edhe ato familje që janë prekur edhe nga tërmeti do jenë në fokus për t'i ardhur në ndihmë", sqaron Resuli

Lidhur me situatën e fëmijëve jo vetëm jetimë, por edhe të atyre që rrezikohen nga abuzimet ka reaguar edhe UNICEF. Ina Verzivolli, Specialiste për Mbrojtjen e Fëmijëve në këtë thotë se UNICEF ka ngritur alarmin për shumë fëmijë që në kushte izolimi bëhen viktimë e dhunës.

"Fakti që janë grupet më të sulmuara gjatë pandemisë, por jo vetëm janë më vunerabël, ata që janë në kushte të vështira ekonomike dhe sigurisht UNICEF-i në nivel global ka ngritur alarmin, pasi janë shumë fëmijë të izoluar të cilët mund të jenë subjekt i formave të ndryshme të dhunës. Situata duhet menaxhuar në shumë nivele. Të gjitha shërbimet jetësore duhet të vazhdojnë edhe në këtë periudhë ndaj kemi filluar me organizata partnere dhe Shoqërisë Civile, sidomos atyre fëmijëve që janë më shumë në nevojë. Jemi duke mbledhur te dhëna për fëmijët në Shqipëri dhe janë nxjerr linjat e këshillimit për secilin që ka nevojë, si dhe platforma online "nukjevetem.al"

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?