TIRANË - Gjykata e Posaçme e Apelit shpalli vendimin për bandën e Cërrikut. Trupa gjykuese vendosi dënimin me burgim të përjetshëm për Meti Bozi, Roland Sota (Xhepexhiu) dhe Arjan Toska.
Ndërsa u la në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për 9 të pandehurit e tjerë. Çështja ishte rikthyer për herë të dytë për rigjykim në Apel nga Gjykata e Lartë.
Kjo bandë njihet për masakrën e Cërrikut të vitit 1997 ku ata vranë dhe dogjën 6 gardistë.
Gjykata e Lartë në 2015 e kishte kthyer çështjen për rigjykim çështjen ndaj bandës së Cërrikut.