“Shteti duhet patjetër ta nderojë këtë kampion që na bëri krenar në mes të Beogradit dhe Zelimi si kampion bote meriton të nderohet si çdo person tjetër që garon për flamurin shqiptar,”-u shpreh Sait Prizreni.
Pas apelit të presidentit të Federatës Shqiptare të Mundjes Sait Prizreni për Report Tv, kreu i Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Ylli garantoi se shumë shpejt Zelimkhan Abakarov, do të pritet nga shteti shqiptar me nderime, ashtu siç u prit kampionia e Evropës Luiza Gega.
“Që nga sot është vendosur një standart. Kështu duhet të priten të gjithë kanmpionët e Europës dhe të Botës. Kryeministria ka qenë në Amerikë, por nesër vjen dhe do caktojmë datën për të bërë një pritje si e Luizës, por ndoshta edhe më të mirë pasi ajo është kampione Europe, por Zelimkhan është kampion bote,”-u shpreh Fidel Ylli, kryetar i KOKSH-it.
Ceremonia e parë për Zelimkhan, i cili u shpall kampion bote me flamurin kuqezi, është zhvilluar këtë të shtunë nga Federata Shqiptare e Mundjes. 29-vjeçarit iu dha një dekoratë, ndërsa shpalosi edhe objektivat për të ardhmen e afërt.
“Qëllimi im kryesor prej kur ardhur në Shqipëri dhe kam marrë nënshtetësin ka qenë medalja e arit në Botëror, e arita. Tani qëllimi është një medalje në Lojrat Olimpike. Shpresoj t’ia arrij edhe aty,”-deklaroi Zelimkhan Abakarov. mundësi kampion Bote.
Më 17 shtator në Beograd Zelimkhan Abakarov mposhti në kategorinë 57 kilogramë kampionin e botës në fuqi deri në atë momente, amerikanin Thomas Gilman, duke nderuar flamurin kuqezi në mes të Serbisë.
brovo e para here ne historine e sportit shqiptar kampion bote per shqiperine , drejt ketyre duhet te drejtohen medaljet nga shteti dhe presidenca dhe jo medalje dhe urdhera boshe te dhena nga ish rrushi meta
PërgjigjuMè mirè asnjiherè kampion bote sesa njè çeçen qè nuk ka lidhje fare me ne. Nuk mbahet shtèpia me miell hua. Ata qè kèrkojnè nga shteti shqiptar, njè PÈRULJE para veprès sè çeçenit, do bènin mirè tè kuptonin, se èshtè pikèrisht mosinvestimi dhe mosimpenjimi serioz i shtetit nè infrastrukturèn sportive dhe sportistè, qè ka agravuar situatèn. Kètu, duhet ndryshuar diçka dhe jo pèrqafimi kuturu i çdo çeçeni qè i ra rruga nga ne.!!!