Politikë

Apeli i Romës zyrtare: Të gjitha partitë të marrin pjesë në vendoret 2019

16 Prill 2019, 15:30| Përditesimi: 16 Prill 2019, 15:31

  • Share

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo inkurajoi pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike në procesin zgjedhor të 30 qershorit.

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Klement Zguri takoi Ambasadorin e Italisë, Alberto Cutillo.

Qëllimi i takimit ishte zhvillimi i një bisede informuese rreth aktualitetit dhe përgatitjeve që KQZ po bën për procesin zgjedhor të datës 30 qershor 2019.

Ambasadori i Italisë, Alberto Cutillo shprehu mbështetjen për zhvillimin e zgjedhjeve vendore transparente, demokratike dhe me pjesëmarrjen e të gjitha forcave politike.

Sot, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi sot regjistrimin e dy partive politike si subjekte zgjedhore në zgjedhjet vendore të 30 qershorit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të regjistrojë “Partia për Mbrojtjen e të Drejtave të Emigrantëve”, me kryetar Ymer Kurti, si dhe “Partinë Bashkimi Liberal Demokrat”, me kryetar Arian Starova, si subjekt zgjedhor për organet e qeverisjes vendore, të datës 30 qershor 2019.

Aktualisht janë regjistruar në KQZ për zgjedhjet lokale të 30 qershorit 25 parti politike, ndërkohë qe afati i fundit i regjistrimit është 21 prilli.

G.M./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Berisha kundër uljes së çmimit të energjisë elektrike, si iu duket?