Kronikë

Apeli e dënoi për tjetërsimin e tokës te Rana e Hedhun, arratiset ish-kreu i Bashkisë së Lezhës, Fran Frrokaj! Nuk gjendet në banesë

25 Dhjetor, 13:02| Përditesimi: 25 Dhjetor, 15:36

  • Share

LEZHË- U dënua të hënën me vendim të formës së prerë nga Apeli i GJKKO me 2 vite e 8 muaj burg, por pas dy ditësh ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj nuk është arrestuar ende.

Ish-zyrtari i lartë nuk gjendet në banesë. Dy prokuroret e SPAK, Dritan Premçi dhe Vladimir Mara, nxorën urdhrin për ekzekutimin e dënimit menjëherë pas dënimit por Frrokaj është ende në kërkim  për t’u rikthyer në qeli. Sipas informacioneve dhe verifikimeve të prokurorisë së posaçme në sistemin TIMS, Frrokaj ndodhet në territorin e Shqipërisë ndërkohe vijojnë kërkimet për gjetjen e tij, dhe zbatimin e vendimit të gjykatës.

Të hënën e kësaj jave Gjykata e Apelit të Posaçëm, e dënoi me 4 vite burg ish-kryetarin e bashkisë së Lezhës Fran Frrokaj, pasi u gjet u gjet fajtor për akuzën ë shpërdorimit të detyrës kur ishte kryetar komune në “Shënkoll” të Lezhës në lidhje me tjetërsimin e 66 mijë m2 prona në vendin e njohur si “Rana e Hedhun” si dhe për 2 leje ndërtimi të paligjshme. Për shkak të gjykimit të shkurtuar ai do të vuajë 2 vite e 8 muaj burg, dyfishimi i dënimit që Frrokaj mori nga shkalla e parë.

Përveç Frrokajt gjykata ndryshoi vendimin edhe për ish zyrtarët e bashkisë së Lezhës, Bledar Cara dhe Juxhina Memën. Cara ndryshe nga shkalla e parë që pushoi hetimet, u dënua nga apeli me 1 vit e 4 muaj heqje lirie. Edhe për Juxhina Memën u dha i njëjti vendim, por dënimi me burg u pezullua dhe u caktua shërbim prove për 5 vitet e ardhshme.

Ndërsa sipërfaqja e tokës prej 66 mijë metra katror në zonën e “Ranës së Hedhun” u konfiskua dhe kaloi për llogari të shtetit. Hetimet për përvetësimin e kësaj sipërfaqeje me vlerë rreth 13 milionë euro nisën që në vitin 2019. Nga hetimi ka rezultuar se punonjës të administratës së ish-Komunës Shënkoll mes të cilëve dhe Fran Frrokaj në atë kohë kryetar i kësaj komune, kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa persona.

Frrokaj është dënuar me 2 vite burg edhe nga gjykata e Shkodrës që lidhet sërish me tjetërsimin e 234 mijë metrave tokë në bregdetin e Shëngjinit por përfitoi nga amnistia muaj më pare dhe ne 24 Prill 2024.

SI.E./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Iris: 26/12/2024 03:34

    Duket qe do t'i bashkohet /Mergates se qyqeve/-Llalles,Ahmetajt e ndonje tjetri qe nuk na kujtohet emri.S.d.q keto jane pasojat e drejtesise sone qe vepron me /piqe-nxirre/.E futen nje here ne burg,e nxorren,tani duan t'a fusin prape.Jo se me vjen keq,po kush eshte ai qe deshiron te rikthehet ne burg?!Edhe nje vrases,apo hajdut ordiner qe e ka bere burgun shtepi te dyte,hedh vickla e ben lloj,lloj marifetesh qe te dale,ose te mos kapet,jo me keta kriminelet me kollare.Here tjeter vendosuni byrzylyk elektronik Frrokajve & Co.

    Përgjigju
  • xXx: 26/12/2024 00:49

    Këmbë shpejti faqebardhi...

    Përgjigju
  • Gjergj: 25/12/2024 17:30

    I larguar nè drejtim tè paditur. Bèni njè listè me emrat e atyre deputetève,kandidatève pèr kryebashkiakè, ministra apo investitorè strategjikè,,qè njèherè e njèkohè u zgjodhèn nga Edi Rama si ripjellès tè shtetit shqiptar,,,dhe pas 10 vitesh,,,NUK JANÈ NÈ BURG, DUKE U GJYKUAR, NÈN HETIM APO TÈ LARGUAR NÈ DREJTIM TÈ PADITUR. Mund tu ndodhè qè lista tè mbetet bosh. Daleni deri tè shkojè nè fund hetimi i inceneratorève apo i rrugès sè Arbrit apo tuneli i Llogarasè,,,,ai DREJTIMI I PADITUR do kthehet nè drejtimin mè tè dèshiruar pèr mashtruesit e atij qè thotè se pèrgjegjèsia èshtè personale. A ka pèrgjegjèsi dikush qè shoqèrohet vetèm me kontigjentin kriminal dhe i vè ata nè listèn e kandidatève?

    Përgjigju
  • UL SI: 25/12/2024 16:58

    Mos u merzisni se do e gjej une hahaha

    Përgjigju
  • Lezha: 25/12/2024 16:08

    Njeriu me i felliqet qe ka qene ne drejtim te komunitetit tone, te gjitha paret qe i ka vjedh i ka ba rrush e kumbulla ne Casin ne Mal te zi........tani fshihet si legen...

    Përgjigju
  • Raku: 25/12/2024 14:54

    Po sateliti qe e kan paguar 6milion euro ne kurriz te shqiptarve nuk fotografon vjedhjet e grabitjet e pronave!

    Përgjigju
  • spak: 25/12/2024 14:48

    urime dhe suksese per 2025 z rama , ju rrofshin mashtruesit e hajdutet e partise

    Përgjigju
  • arturi: 25/12/2024 14:24

    ATY tek rana e hedhun duhet t'ja vini trekendeshin....kur ta kapni vareni aty....

    Përgjigju
  • bahcevani: 25/12/2024 13:29

    JA C'FARE LLUMI KENI BERE KRYETAR BASHKIE.....I ZURI SEMUNDJA E ARBEN AHMETAJT,,,SHIH RRUSHI RRUSHIN DHE PIQET....

    Përgjigju
  • Andi: 25/12/2024 13:15

    Budalla. Tani i shtohet dënimi, kur mund të dilte dhe me shpejt se dy vjet, do rrije nja 5 vjet në arrati e prape do beje dy vjet burg.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?