Gjykata e Posaçme e Apelit, ka vendosur të lerë pa lëvizur masat e sigurisë për Emiljano Shullazin, Plaurent Dervishaj, Indrit Rusin, Viktor Ymerin, Indrit Taullain, që u arrestuan për dy vrasje të realizuara në muajin shkurt 2005.
Ndërsa procesi gjyqësor për kreun e bandës së Durrësit Lulzim Berisha, nuk është zhvilluar për shkak se policia ende nuk ka mundur ta arrestojë.
Të gjithë këta persona përfshirë dhe bashkëpuntorin e prokurorisë SPAK, Luftar Reçin, akuzohen si ideatorët dhe autorët e vrasjes së Klodian Saliut dhe Vajdin Lames, ngjarje të ndodhura në shkurt të vitit 2005.
Avokati i Indrit Rusit dhe Lulzim Berishës, Detar Hysi, pas dhënies së vendimit nuk pranoi të japë asnjë koment lidhur këtë çështje.
Për këto dy ngjarje në Kosovë është arrestuar, Indrit Taullau, ndërsa në Dubai si i impikuar në këto dy vrasje, u arrestua Plaurent Dervishaj, i cili sapo kishte hipur në një avjon Charter dhe ndodhej në pistë gati për fluturim. I vetmi person që është në kërkim për dy vrasjet e bujshme vazhdon të jetë Lul Berisha.