Fatmir Xhafaj

Apeli la në fuqi 1 vit burgim për Ervin Salianjin, PD bën padi në SPAK ndaj Fatmir Xhafajt! Kërkon hetim pasuror si subjekt i Ligjit Antimafia, firmos dhe deputeti

27 Shtator, 13:11| Përditesimi: 27 Shtator, 13:43

  • Share

Partia Demokratike thotë se ka përgatitur një padi për të kërkuar hetimin pasuror ndaj deputetit socialist Fatmir Xhafaj, ish-ministër i Brendshëm.

Padia do dorëzohet në SPAK dhe i referohet faktit se vëllai i ligjvënësit është dënuar për drogë në Itali dhe duhet t’i nënshtrohet verifikimit procedurial sipas ligjit.

Nisma vjen menjëherë si “hakmarrje” e PD-së ndaj Xhafajt, një ditë pasi Apeli i Tiranës la në fuqi dënimin e shkallës së parë për dënimin me 1 vit burgim, me veprën penale “kallëzim i rremë” në dosjen “Babale”, të deputetit demokrat Ervin Salianji, që pritet të arrestohet nga momenti në moment sot (27 Shtator).

Edhe vetë Salianji e kishte paralajmëruar më herët se do bënte padi ndaj Xhafajt, pasi kishte vëllanë e dënuar për drogë. Deputeti i dënuar tashmë nga drejtësia me 1 vit burg, e konfirmoi edhe në konferencën për shtyp që po mban sot me gazetarët, para se Policia të ekzekutojë urdhrin e Prokurorisë për burgosje.

Salianji tha se mes atyre që e ka firmosur padinë është edhe ai. 

"Si e kam paralajmëruar dhe gjatë javës sapo kam firmosur fillimin e hetimit pasuror në cilësinë e nënkryetarit të grupit ndaj shtetasit Fatmir Xhafaj me detyrë deputet dhe i është drejtuar kreut të SPAK Altin Dumanit", tha ai.

Sipas PD-së, Fatmir Xhafaj është subjekt i Ligjit Antimafia dhe do të kërkojë fillimin e hetimit pasuror.

A.Q//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?