Kronikë

Apeli la në fuqi vendimin për pushimin e dosjes, PS: Kallëzim të ri për Bashën në SPAK

14 Maj 2020, 15:16| Përditesimi: 14 Maj 2020, 15:22

  • Share

TIRANE-Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit Tiranë, e cila la në fuqi vendimin për pushimin e dosjes së Lulzim Bashës.

Balla deklaron se vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë,  nuk i ka dhënë pafajësi Lulzim Bashës, thjeshtë ka vonuar drejtësinë. Balla paralajmëron se faktet do të paraqiten në një kallëzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim.

"Koha kur në Shqipëri, drejtësinë e bënin gjyqtarë pa vetting ka mbaruar. Dhe as kolegjet zgjedhore nuk mund të jenë konserva, ku të fshihen gjyqtarët e korruptuar. Vendimi i sotëm i Gjykatës së Apelit Tiranë, nuk i ka dhënë pafajësi Lulezim Bashës, thjeshtë ka vonuar drejtesine. 

Dosja kriminale “Basha 675mijë dollarë” përmban dokumenta të publikuara në faqen zyrtare të Departamentit Amerikan të Drejtësisë (Akti i Rregjistrimit të Agjentëve të Huaj).

1. kontrata të firmosura nga Lulzim Basha me numër pashaporte diplomatike DB1159763
dokumenti i parë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20170331-1.pdf

2. Shërbime të faturuara në emër të Partisë Demokratike në shumën totale 675.000 dollarë
dokumenti i dytë (foto)
https://efile.fara.gov/…/6414-Supplemental-Statement-201711…

3. Është deklaruar zyrtarisht se kompania guackë Biniatta Trade do të kompensojë/do të paguajë Muzin për shërbimet e ofruara në emër të Partisë Demokratike.
dokumenti i tretë (foto)
https://efile.fara.gov/docs/6414-Exhibit-AB-20171114-2.pdf

Fakti është që Lulzim Basha ka përfituar një shërbim me këto para. Për një shërbim të përfituar me fonde me burime të padeklaruara, a duhet hetuar?

Këto fakte do të paraqiten në një kallzim të ri në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në ditët në vijim" tha ai.

Komento

Komente

  • Konjak: 14/05/2020 17:21

    Nuk besojse se shpejti do te marrin fund , brrockullat e pervetesimit te parave , nga lideret e politikes , qe me Zoteri Aline , z Berisha , z Nano , z Meta , z Majko e se fundi z Rama . Sigurisht , keta zoterinj kan qen dhe jane ne krye te pushtetit , dhe kane paga dhe perfitime te tjera -me ligj- ,keshtu qe nuk mund te jene te varfer . Mirpo , per cudi , akuzat ndaj tyre , vijne nga shoket e tyre politikane , e djathta perbalt te majten , dhe e majta perbalt te djathten . Asnje fakt , s'ka bale per asnje , nga keta zoterinj te ken pervetesuar , qofte edhe nje shume te vogel ; kurse ne populli flasim , te bindur , se keta zoterinj kane vjedhur me miljarda evro , ama kemi marre shkas nga vet politikanet , per pergojime te ketij lloi . More zoterinj politikan ,ju ndoshta beni lojen tuaj politike , per te siguruar pushtet ,, por ne popullit na ka vajtur thika ne kocke ,dhe nuk mund te durojme , keto lojera politike , qe vecse na humbasin toruan ,dhe na varferojne me shume .

    Përgjigju
  • Avokat: 14/05/2020 16:40

    Pse prisnit nga Shpresa Becaj ju? Injorante dhe e korruptuar por mire ja u ben sepse e rikthyet negjyqsor pa venting kur te gjithe e dine se c ishte gjykata e larte nen drejtimin e saj

    Përgjigju
  • Populli: 14/05/2020 16:36

    Po per 4 familjet qe humben te afermit ne 21 Janar nga ky kriminel a mendoi Gjykata e Apelit?

    Përgjigju
  • Po he: 14/05/2020 16:21

    Se na cate menderen cojeni dhe jepini ate qe i takon hajdutit vrasesit dhe mashtruesit Langaraqit Bashe

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet t’u jepet mundësia prokurorëve të SPAK të rikandidojnë?