Biznesmeni Eridion Muho

Apeli lë në burg biznesmenin Eridion Muho, do shpërthente me tritol tragetin turistik të kompanisë rivale! Lënda plasëse i mori jetën mikut të tij

13 Gusht, 15:54| Përditesimi: 13 Gusht, 16:59

  • Share

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e ‘arrestit në burg’ për biznesmein Erdion Muho, i akuzuar për veprën penale ‘Shkatërrimi i pronës me eksploziv’ kryer në bashkëpunim dhe mbetur në tentativë.

Më herët ishte Gjykata e Sarandës që kishte caktuar arrestin në burg për Muhon më datë 30 korrik, teksa policia e kishte ndaluar më datë 28 korrik të këtij viti.

Muho është pronar i një agjencie turistike në Sarandë. Kompania e tij operon në fushën e transportit ndërkombëtar detar të udhëtarëve të linjës Sarandë-Korfuz.

'Çështja në apel u shqyrtua mbi bazën e ankimit  të bërë, nga personi nën hetim me iniciale E. M, i cili kërkoi ndryshimin e vendimit të Gjykatës dhe revokimin e kërkesës së organit të akuzës.

 Në përfundim të gjykimit, më datë 13.08.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relator Gjyqtar z. Qemal Zaimi, vendosi:

 -Miratimin e vendimit penal Nr.23-2024-1488 datë 30.07.2024 të Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë.', thuhet në vendimin e Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm.

Ngjarja për të cilën u ndalua, ka të bëjë me eksplozivin që plasi në afërsi të Portit të Sarandës, mbrëmjen e 24 qershorit të këtij viti, ku mbeti i vdekur 52 vjeçari Armand Nelaj, mik i Muhos dhe biznesmen në fushën e makinerive të ndërtimit.

Eksplozivi kishte për qëllim tragetin turistik të një kompanie rivale me kompaninë e Muhos në transportin e udhëtarëve Sarandë-Korfuz. Për këtë Muho ia kishte lënë eksplozivin Nelajt që tia vinte anijes rivale.

Por lënda shëprthyese plasi para kohe për shkak të telefonit të Nelajt, duke mos shpërthyer në objektin e synuar por në duart e Nelajt i cili humbi jetën.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?