Dosja e Elbasanit/ Tentoi të vriste Fadil Memën, Apeli mbyll në qeli Florenc Çapjan

2 Korrik 2019, 17:09| Përditesimi: 2 Korrik 2019, 19:24

  • Share

Gjykata e Apelit në Durrës, ka vendosur të mbyllë në qeli Florenc Çapja, i akuzuar nga prokuroria e Elbasanit për tentativën e vrasjes së Fadil Memës, ngjarje kjo e ndodhur në vitin 2006. Avokati i të arrestuarit, ka kërkuar zbutjen e masës së sigurisë nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”, por trupi gjykues i përbërë nga Valbon Çekrezi, Dritan Hamitaj dhe Arjan Balliu, kanë vendosur të lenë në fuqi vendimin e gjykatës së Elbasanit. Ndaj Florenc Çapja, është ngritur akuza e “Vrasjes me paramendim” mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa lejë të armëve luftarake”.

Çapja është hetuar dy herë për këtë ngjarje dhe të dyja herët hetimi është mbyllur. Dëshmia e ish-komisarit të policisë rrugore, Fadil Mema në Elbasan, ka nxjerë zbuluar Florenc Çapjan, si autorin kryesor të tentativës së vrasjes së Fadil Memës. Kjo dëshmi është marë para prokurorit Xhevat Hana, ku Fadil Mema tregonte në 1 qershor 2006, të gjithë zanafillën e nisjes së konfliktit me familjen Çapja, e deri tek arsyet që e shtynë atë të ndryshonte thënien në gjykatë,duke mos etiketuar Florenc Çapjan si autor të tentativës së vrasjes. Mema ka gënjyer para gjykatës së Elbasanit, gënjeshtër kjo që Çapjat më pas e kanë marë si provë dhe e përdorin në çdo gjyq, sa herë hapet dosja e Florenc Çapjas.

Goditja me 11 plumba nga Florenc Çapja
Më 30 janar së bashku me vëllezërit dhe kunatin tim kam shkuar tek një komshi për ngushëllim tek një komshi. Rrugës në kthim kam parë deputetin e Elbasanit Aurel Bylykbashi me Kujtim Hazbiun, me të cilët u përshëndeta.Pas një ose dy minuta dëgjoj kunatin tim Ardianin që të bërtasë “…na vranë…”. Në këto moment kam parë një person të veshur me kombinoshe, që në dorë mbante një automatik me silenciator dhe në një distancë të afërt dy apo tre metra ka qëlluar në drejtimin tim, duke më shpuar pardesynë. Në këtë moment e pashë që i ngeci automatiku dhe e pashë që po e mbushte sërisht dhe e njoha që ishte Florenc Çapja.

Në këtë moment i kam thënë “...o Lenci çfarë borxhi ju kam, çfarë ju kam bërë…ndërkohë ai më shau dhe më tha do të masakrojmë dhe e mbushi sërisht armën….” Ndërkohë Ardiani filloi ta qëllojë me gurët e rrugës, dhe Florenci e qëlloi me breshëri. Në këtë moment Fadil Mema tregon se Florenc Çapja e ka qëlluar sërisht në ikje e sipër Fadilin, ku një plumb e ka kapur në këmbë dhe e ka rrëzuar në derë të shtëpisë. Tek shtëpia e tij, ka marë një pistoletë Mauzer dhe ka qëlluar në drejtim të Florencit,disa herë për tu vetëmbrojtur pasi po afrohej të më vriste, tregon ai. Në rrobat e mia të trupit kam konstatuar 11 vrima të shkaktuara nga plumbat. Po këtë ditë mora vesh se ishte ndaluar nga policia Florenc Çapja.

Çapjat kërkojnë falje tek Fadili
Pas arrestimit fisi Çapja, kërkon të takojë vëllanë tim Bilbil Memën, dhe takimi është zhvilluar në klubin e Luan Qoses. Në këtë takim, Ramazan Çapja i kishte pohuar vëllait se nuk ishte djali jonë që kishte qëlluar, prandaj Fadili duhet të tërheqë kallëzimin dhe të na lirohet djali jonë. Por për këtë kërkesë, vëllai i ka thënë që të takoheshin vetë me Fadil Memën. Të nesërmen në mëngjes Ramazan Çapja, Fejzi Çapja dhe Enver Çapja dhe Hekuran Shorja kanë shkuar në shtëpinë e Fadil Memës dhe kanë kërkuar falje. Gjatë bisedës që u bë,  ata këmbëngulnin se nuk ka qënë Florenci në këtë ngjarje. Anëtarë të fisit Çapja i thanë Fadil Memës se “…ne e dimë se nuk na e ke vrarë ti djalin tonë Sokolin, e dimë se ku ke qënë kur është vrarë Sokoli, dhe ne kemi punë vetëm me ata persona që na e kanë vrarë Sokolin.Ne kemi qënë miq dhe miq do mbetemi…”. Ndërsa Fadili i ka pohuar se skam lidhje me vrasjen e djalit tuaj dhe jam kthyer nga Italia vetëm për të sqaruar pozicionin tim në prokurori.Ndërsa ata më thanë se këtë gjë ja kanë lënë shtetit dhe le ta zgjidhë shteti,të marë hak shteti.

Me kaq u largua pa marë ndonjë premtim nga ana ime. Pas dy ditësh vjen sërisht Ramazan Çapja në mëngjes tek shtëpia ime dhe më thotë Fadil, ma nxir djalin nga burgu se po nuk ma nxore do të kemi probleme të tjera, u bënë dy me zero. I thashë se nuk ta kam vrarë unë djalin, se nuk kam unë dorë në punët e djalit tënd. Ai më thotë se po të kishe dorë ti, unë të kisha vrarë vetë dhe të vras edhe tani. Me kaq u largua duke mos marrë prap ndonjë premtim nga mua. Sërisht mbas disa ditësh më vjen Enver Çapja në shtëpi tek unë dhe gjatë bisedës që zhvillova me të më tha se ne e dimë që nuk ke faj ti, por duam të bashkëpunosh të na japësh ndonjë informacion, se jemi miq dhe se kështu bëhemi më të fortë.Të na japësh informacion ku fshihen ata që na vranë vëllanë, sepse ne do të hakmeremi deri në njeriun e fundit. Me sa kam mësuar më prapa, këtë bisedë tonën Enver Çapja e ka rregjsitruar. Ndërkohë më pas filluan të më kërcënojnë se do më marin djalin peng nga shkolla private ku e çoja, godinë e cila ndodhej shumë afër zonës, se fisit Çapja në Elbasan.

G.M.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?