Mariglen Gjonaj dhe Kristjan Cenaj

Kronikë

Apeli lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Kristjan Cenajn, vrau dhe groposi 16-vjeçarin për një orë Rolex

20 Qershor, 15:59| Përditesimi: 20 Qershor, 16:23

  • Share

Gjykata e Apelit me Juridiksion të Përgjithshëm, Tiranë ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë e Lezhës për dënimin përjetë të Kristjan Cenajt, të akuzuar për vrasjen e 16 vjeçarit Mariglen Gjonaj në Mamurras.

Prokuroria kishte kërkuar edhe “aplikimin e periudhës së sigurisë” që nënkupton se “edhe pasi të bënte 35 vite burg të mos i jepej mundësia për lirim me kusht”, por kjo nuk u pranuar nga gjykata.

Përfaqësuesit ligjor të familjes Gjonaj kërkuan zgjerim të hetimeve, pasi në këtë krim pretenduan ata, janë të përfshirë dhe persona të tjerë. I mituri u zhduk pa gjurmë në 2017, ndërkohë që autori e kishte groposur trupin në zonën e Fushë-Kuqes dhe u gjet pas 7 vitesh. Cenaj akuzohet për  “vjedhje me pasojë vdekjen”, ndërsa ngjarja dyshohet se ndodhi për një orë Rolex që mbante I mituri dhe që autori sipas hetimeve ia grabiti.

Në vitin 2015 Kristjan Cenaj vrau 16-vjeçarin Mariglen Gjonaj në Mamurras. Ai dyshohet se kreu krimin makabër për ti vjedhur viktimës orën Rolex dhe varesen e floririt. Krimi u zbulua në vitin 2022 kur u gjetën eshtrat e groposura në një zonë me ferra dhe shkurre në Fushe Kuqe të Kurbinit, afro 7 vite nga zhdukja e 16-vjecarit.

S.B/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Çmimet më të larta se në BE, a mendoni se duhet të ndërhyjë qeveria?