Adem Lala, ish-kryebashkiak i Hasit

Kronikë

I dënuar për shpërdorim detyre, Apeli lë në fuqi vendimin për ish-kryebashkiakun e Hasit

17 Qershor 2021, 14:25| Përditesimi: 17 Qershor 2021, 14:47

  • Share

Gjykata e Posaçme e Apelit ka lënë në fuqi dënimin me 1 vit e 4 muaj burg për ish-kryebashkiakun e Hasit, Adem Lala, pasi u fajësua për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Megjithëse u dënua me 1 vit e 4 muaj burg, Lala nuk shkoi asnjë ditë në qeli, pasi në vendimin e lënë edhe sot në fuqi, dënimi i tij me burg është konvertuar në shërbim prove si dhe për 5 vite të mos ushtroj funksione publike.

Adem Lala u vu në hetim nga SPAK pasi sipas prokurorëve, ai u përfshi në aferën e privatzimit në mënyrë të padrejtë të një aseti publik në bashkinë Has, kohë në të cilën ishte kryetar.

Kujtojmë se Adem Lala mori mandatin e bashkisë Has në 2015.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?