Shaqir Hasanaj

Apeli lë në fuqi vendimin e KED, s’kualifikohet nga gara për Kushtetuesen Shaqir Hasanaj

10 Dhjetor 2020, 10:58| Përditesimi: 10 Dhjetor 2020, 11:12

  • Share

Gjykata Administrative e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e KED për të s’kualifikuar nga gara për Gjykatën Kushtetuese kandidatin Shaqir Hasanaj.

Hasanaj u skualifikua nga KED, për 2 vakancat në Gjykatën Kushtetuese, në mbledhjen e fundit më 26 nëntor së bashku me Aldona Sylajn dhe Ardita Bunajn, të cilët ishin kandidatët për vakancën e shpallur nga Presidenti. 

Këshilli i Emërimeve në Drejtësi e skualifikoi për herë të dytë Zhaklina Peton në një vendim të marrë më 23 nëntor pasi Gjykata Administrative e Apelit e riktheu. Vendimi nga KED u more me argumentimin se ajo kishte mangësi të një apo disa kushteve të parashikuara nga Kushtetuta dhe ligji për të qenë anëtare e Gjykatës Kushtetuese.

Kurse më 7 dhjetor Peto  është rikthyer në garë nga Gjykata Administrative e Apelit. Kujtojmë se KED e përjashtoi fillimisht znj. Peto në një vendim të marrë në fillim të shtatorit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?