Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës. Top Channel raporton se lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykatë e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.
Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit ku nën akuzë është gruaja, djali i saj në kërkim dhe Gazmend Ngota.
Ky i fundit shprehet se viktima fshihej prej Luljetës për shkak të një borxhi.
“Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.”
Komente

Te rrembesh nje person,t'a torturosh dhe ne fund t'a djegesh te gjalle ne U.S.A te jep karrigen elektrike,ose shiringen ne shtetet qe kane denimin me vdekje,ne ato qe s'e kane, burg per jete pa te drejte ulje denimi,apo falje;ne Shqiperi jo vetem qe te jep vetem 22 vjet burg,por dhe ato t'i fshijne me nje te rene te lapsit e te lene te lire,sikur nuk rrembeve,torturove e vrave nje njeri,por shkove per te vjedhur BKSH,por ne vend te parave,shkove e u vodhe stilolapsat! TURP E PADREJTESI!!
Përgjigju