Marjeta Karaj

Kronikë

Apeli liron nga burgu Marjeta Karajn, e dënuar me 22 vite burg për rrëmbimin dhe djegien për së gjalli të një 61-vjeçari! Dosja do rishqytohet nga Gjykata e Tiranës

20 Korrik, 13:36| Përditesimi: 20 Korrik, 13:48

  • Share

Gjykata liroi nga burgu Marjeta Karajn nën akuzë për vrasjen e Menduh Kurt Dedës. Top Channel raporton se lirimi i gruas u urdhërua mbasi gjykata e Apelit në muajin qershor prishi vendimin ndaj saj dhe caktoi Gjykatë e Tiranës të rishqyrtojë dosjen hetimore për masakrimin e të moshuarit Menduh Kurt Deda, i cili tetë vjet më parë u rrëmbye, u dhunua barbarisht në një lagje të kryeqytetit e më pas u dogj me benzinë në zonën e Dajtit.

Apeli zhbëri dënimin prej 22 vitesh burgim për të pandehurit ku nën akuzë është gruaja, djali i saj në kërkim dhe Gazmend Ngota.

Ky i fundit  shprehet se viktima fshihej prej Luljetës për shkak të një borxhi.

“Ne e pamë bashkë me Besmirin dhe ai i thirri në emër duke e marrë në makinë. Kur pyeti Luljetën se çfarë të bënim me të, ajo i tha: ‘Hiqeni qafe’.”

/Top Channel

K.M/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Akademi për trajnimin e administratës lokale, si e vlerësoni?