TIRANË- Nënë Elefteria nga Saranda është nënshtruar një operacioni në spitalin e Traumës ku gjithçka ka shkuar shumë mirë, teksa shumë shpejt do të strehohet në një shtëpi ku mund të jetojë si të gjithë! Lajmin e ka bërë të ditur ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, e cila sqaroi se nënë Lefteria është në fazën e rikuperimit.
"Pasi u ndihmua nga strukturat tona të shërbimit socio-shëndetësor në Sarandë, nënë Elefteria, e moshuara e braktisur nga familja, është trajtuar me kujdes nga ekipi i mjekëve kirurgë të spitalit të Traumës. Gjithçka ka shkuar mirë dhe operacioni është realizuar me sukses.
Nënë Elefteria është në fazën e rikuperimit dhe më gëzuan pa masë fjalët e saj për stafin e përkushtuar që i shpëtoi jetën.
Sapo të jetë gati të lërë spitalin, do të kujdesemi për një strehë të sigurt për të moshuarën e vetmuar", shkruan Manastirliu.
Historia e saj u soll në vëmendje nga Report Tv. E braktisur nga familjarët dhe nga institucionet shtetërore, Lefteria ishte "pushtuar" nga insektet për shkak të problemit shëndetësore. Ajo qëndronte natë e ditë jashtë në gjendje të mjeruar, por pas kronikës së gazetarit Limos Didani, jeta e saj mori kthesën e shumë pritur.
Komplimentet me te perzemerta per gazetarin e REPORT TV.
Përgjigju