Politikë

Apeli rrëzoi Universitetin e Tiranës për Kopshtin Botanik/ PD: Grabitjet dhe vjedhjet u ligjëruan

14 Nëntor 2019, 20:07| Përditesimi: 14 Nëntor 2019, 20:17

  • Share

Partia Demokratike ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Administrative të Apelit që rrëzoi sot padinë e Rektorit të Universitetit të Tiranës dhe Dekanit të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, lidhur me kundërshtinë që ata i bënë vendimit të Këshillit të Ministrave për transferimin e pronësisë së Kopshtit Botanik nga Universiteti te Bashkia e Tiranës.

"Grabitje e drejtë. E tillë është konsideruar grabitja që i bënë Kopshtit Botanik, Bashkia e Tiranës dhe Kryeministria. Gjykata Administrative nuk ka pranuar padinë e Rektoratit dhe Dekanatit ndaj VKM-së 510. Nuk kishte si të ndodhte ndryshe! Grabitjet, vjedhjet, mashtrimet kanë kohë që në Shqipëri janë ligjëruar. I gjen kudo me VKM, me ligje speciale, emërime me shumicë votash....

Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, sepse vendimi ishte marrë nga ekzekutori i drejtësisë, vetë kryeministri dhe dukej si përrallë shfuqizimi. Nga ai që ka kapur institucionet e Drejtësisë, po rrëmben Gjykatën Kushtetetuese dhe që kjo administrativja i duket si zbavitje. Pas kësaj Bashkia Tiranë nuk do merret vetëm me punë botore por dhe me punë shkencore...Rroftë liria akademike e Bashkisë" shkruan Boçi.

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Produkte me pesticide, sa besim keni te siguria ushqimore në Shqipëri?