Apeli rrëzon ankimimin e Tatimeve/ Lë në fuqi 'pafajësinë' e biznesmenit Rezart Taçi

3 Tetor 2019, 13:34| Përditesimi: 3 Tetor 2019, 16:47

  • Share

TIRANE - Ish-biznesmeni i hidrokarbureve në Shqipëri, Rezar Taçi, arrin fitoren e radhës përballë institucioneve shtetërore si Drejtoria e Tatimeve dhe Prokuroria e Tiranës.

Pas pafajësisë së marrë në shkallën e parë ku ai ishte në akuzë për evazion fiskal me 7 miliard lekë e mospagim taksash, një ditë më parë edhe Apeli i Tiranës i ka dhënë atij të drejtë.

Duke lënë në fuqi pafajësinë, Apeli ka rrëzuar ankimin e prokurorisë e cila kërkoi dënimin e Taçit pas kallëzimit të depozituar nga Drejtoria Tatimore.

Taçi prej disa kohësh ka lënë Shqipërinë ndërsa përball institucioneve ai ka fituar disa herë pafajësi dhe pse ndaj tij ka pasur akuza të rënda për evazion fiskal.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • opionion: 03/10/2019 13:50

    per mua jo te hetohete edhe njehere

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?