Sinan Tafaj

Apeli rikthen në garë të skualifikuarin për ‘Kushtetuese’! Papandile merr 'ok', mbetet në fuqi përjashtimi për Tafajn

6 Nëntor 2020, 10:50| Përditesimi: 6 Nëntor 2020, 15:56

  • Share

TIRANË- Apeli Administrativ rihap garën për Gjykatën Kushtetuese duke rikthyer kandidatin e përjashtuar nga Këshilli Emërimeve në Drejtësi Eugen Papandile. Papandile aktualisht mban postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa ai u përjashtua nga KED për mosplotësim kushtesh.

Tani duhet që KED të rimarrë në shqyrtim kandidimin e tij pasi gjykata e ka rikthyer në garë e ky proces pritet të zgjasë sërish afatet për plotësimin e Gjykatës Kushtetuese.

Më herët KED ka kualifikuar kandidatët Altin Binaj, prokuror dhe juristen me profesion notere e avokate, Sonila Bejtja. Me rikthimin e Papandile, KED i duhet një tjetër vendimmarrje për listën finale.

Ndërkohë në Gjykatën e Apelit Administrativ janë edhe dy padi të tjera të depozituara nga të skualifikuarit nga KED, kurse Sinan Tafaj u la jashtë edhe me vendim gjykate.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?