Gjykata e Apelit i dha sot ish-kryeministrit Sali Berisha vulën e PD. Duke komentuar këtë vendim të Apelit, gazetari Denis Dyrnjaja, në emisionin ‘Sot Live në Shqipëri’ me gazetarin Nertil Agalliu, në Report Tv, tha se ky vendim shkon në favor të demokratëve dhe jo të Berishës.
Dyrnjaja e cilësoi këtë vendim si normal, pasi sipas tij Berisha ka shumicën e demokratëve, ndërsa theksoi se grupi i Bashës mund të shpërbëhet.
“Vula shkoj për demokratët, nuk është për Berishën. Ishte normale që të shkonte në favor të shumicës që ka baza e demokratëve që përfaqësohet nga Rithemelimi, më duket një vendim logjik, por ka pasoja politike në kontekstin e asaj që do krijohet brenda grupit të Bashës. Ai do e ketë të vështirë mund të humbas edhe atë pjesë të deputetëve që ka. Fakt është që me këtë vendim PS dhe PD do jenë dy forca politike në vend dhe mendoj se lajmi i zgjedhjeve të ardhshme do jete zhbërja e PD-së së Bashës. Tashmë ngelet për tu parë se si do të reagojnë palët”, tha ai.
Dyrnjaja u shpreh, se vendimi tani mund të përdoret nga Berisha politikisht. Me Berishën në drejtimin e partisë ai tha se demokratët nuk do të mund te ecin përpara.
“Besoj se përtej ngazëllimit që do ketë ai dhe do ta përdor politikisht këtë vendim. Por nuk do ti shërbej Berisësh rikthimi vulës mund ti shërbejë gjithë pjesës tjetër. Ata janë të kapur brenda tyre edhe në raport me mazhorancën duhet që të shkëputen nga Berisha”, tha ai.
I pyetur lidhur me mundësinë e marrjes së drejtimit të partisë nga vajza e Berishës, Argita Berisha, Dyrnjaja u shpreh se ky do të ishte një gabim i madh që do të bëhej. Për gazetarin, demokratët duhet që të zgjedhin një lider që ti përfaqësojë ata.
“Do ishte gabim sepse Argita s’të thotë asgjë politikisht, ka një artikulim të dobët, nuk ka efekt emocional për demokratët. Ku pranuan Bashën, Argitën e pranojnë me dëshirë demokratët duke qenë se është vajza e liderit të tyre politik, por do ishte gabim i madh. Demokratët duhet që të nxjerrin një lider që ti përfaqësojë”, tha ai.