Moment nga derbet e sezoneve të kaluara

Sport

Apeli zbut vendimin për Tiranën, pezullon më shumë se gjysmën e dënimit! Derbi kundër Partizanit me tifozë

25 Nëntor, 16:37| Përditesimi: 25 Nëntor, 16:39

  • Share

Komisioni i Apelit në FSHF ka vendosur të pezullojë vendimin që i mbyllte dyert tifozëve të Tiranës për pjesën e mbetur të sezonit pas skandalit të ndodhur me ndeshjen kundër Vllaznisë ku 3 futbollistë shkodran u dëmtuan si pasojë e një kapsolli të hedhur në fushë. Përveç gjobës që ka mbetur e pandryshuar, Apeli ka vendosur të konvertojë dënimin në 8 ndeshja pa tifozë, por ndërkohë e ka pezulluar atë pas 3 ndeshjeve me kushtin që nëse përsëritet do rikthehet masa dastrike.

Kjo do të thotë se derbi i fundjavës në Air Albania mes Tiranës dhe Partizanit do të luhet me tifozë. Padiskutim një vendim që kënaq më shumë tifozët e Tiranës, të cilët disa herë kishin protestuar dhe e kishin cilësuar si një vendim komunist që të dënoheshin të gjithë tifozët për dy individë.

Ne.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?