Në një kohë që informojnë dhe apelojnë për vendosjen e maskës mbrojtëse për të parandaluar përhapjen e COVID-19, ka dhe raste komike apo situata të pakëndshme që shoqërohet me 'mosdijen e vendosjes së maskës mbrojtëse".
Një rast i tillë i ka ndodhur dhe zëvendëskryeministrit belg dhe njëherësh ministrit të Drejtësisë, Koen Geens, i cili pasi foli për masat e marra ndaj koronavirusit, ka hasur vështirësi në vendosjen e maskës.
Koen Geens e vendosi maskën në kokë dhe më pas në sy, ndërsa s'po mundej ta vendoste dot e hoqi fare pa e vendosur atë për të mbuluar gojën dhe hundën.
Video ka shkaktuar humor dhe ka bërë xhiron në internet.