Opozita ka reaguar në lidhje me aplikacionin ‘Aktivisti’, të prezantuar nga Partia Socialiste, duke e cilësuar si një mjet terrori psikologjik kundër administratës.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta tha se ky është një tjetër skandal dhe se PS-së nëpërmjet këtij aplikacioni ushtron shantazh dhe përdor administratën publike për qëllime politike.
Sipas Metës, punonjësit e administratës publike ku përfshihen edhe prokurorë dhe gjyqtarë, anëtarë të KLP dhe SPAK janë detyruar për t’u bërë pjesë e këtij aplikacioni që do të monitorojë pëlqimet dhe komentet që bëjnë në rrjetet sociale.
“Një vit pas skandalit të patronazhistëve, vjedhjes së të dhënave personale nga Regjistri Publik Shtetëror dhe keqpërdorimi i tyre në funksion të zgjedhjeve të 25 prillit, duke u përdorur si mjet shantazhi, intimidimi dhe presioni për të siguruar votën dhe mbështetjen, një tjetër skandal ka shpërthyer me të ashtëquajturin aplikacioni “Aktivisti” në prag të zgjedhjeve vendore të 14 majit. Mijëra punonjës të administratës publike, në shkelje të Kushtetutës e të ligjeve, si dhe në dhunim flagrant të lirive dhe të drejtave të tyre, janë detyruar nëpërmjet presioneve dhe shantazhit të bëhen pjesë e këtij aplikacioni që monitoron like-t, komentet dhe share në rrjetet sociale të postimeve të Edi Ramës dhe anëtarëve të tjerë të Qeverisë.
Skandali bëhet edhe më i madh kur zbulohen se pjesë e listës së aplikacionit janë të paktën 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë, anëtarë të KLP, KLGJ, SPAK dhe të institucioneve të tjera kyçe të reformës në drejtësi, drejtues të lartë të Policisë së Shtetit në Tiranë dhe qarqe, mjekë, infermierë dhe mësues, punonjës të tatimeve, doganave etj. Keqpërdorimi i punonjësve të administratës publike dhe institucioneve më të larta të drejtësisë në funksion të propagandës së gënjeshtërt të “Rilindjes” dhe të zgjedhjeve vendore të 14 majit, nëpërmjet shantazhit, intimidimit dhe presionit, meriton një hetim të thellë dhe të gjithanshëm”- u shpreh Meta ndër të tjera.
Nga ana tjetër zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se pjesë e listës së personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së janë edhe emra të njohur që nga ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e deri tek Alfred Balla, anëtar i KLP. Ajo tha se në këtë rast opozita nuk ka kujt t’i drejtohet për hetim për shkak se vetë prokurorët dhe gjyqtarët janë pjesë e këtij aplikacioni.
“Raportimet mediatike e përshkruajnë aplikacionin Aktivisti si një mjet terrori psikologjik kundër administratës. Nëpunësit publikë, nëse nuk u bëjnë like dhe share aktiviteteve të kryeministrit dhe ministrave kërcënohen me largim nga puna, dhe nëse janë aktivë shpërblehen me pikë, që shërbejnë si bonus për promocione dhe deri në shpërblime financiare “cash”, sipas raportimeve të besueshme.
Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh.'- tha Garo.
Sakaq Meta bëri thirrje që në 11 shkurt pjesëmarrja në protestë të ishte sa më e madhe. I pyetur nga gazetarët për skenarin e protestës, Meta nuk dha shumë detaje por u mjaftua duke thënë se shqiptarët janë europianë dhe si të tillë do të protestojnë.
Zëdhënësja e Rithemelimit, Floriana Garo tha se pjesë e listës së personave që kanë shkarkuar aplikacionin ‘Aktivisti’ të PS-së janë edhe emra të njohur që nga ish prokurorja e Përgjithshme, Ina Rama e deri tek Alfred Balla, anëtar i KLP. Ajo tha se në këtë rast opozita nuk ka kujt t’i drejtohet për hetim për shkak se vetë prokurorët dhe gjyqtarët janë pjesë e këtij aplikacioni.
“Gjeni aty emra të njohur, që nga Ina Rama, ish-prokurorja dhe deri te Alfred Balla, i Këshillit të lartë të Prokurorisë, apo Irena Gjoka e Gjykatës së Posaçme. Gjykatësit dhe prokurorët nga rrethet janë të pafund. Kjo dëshmon edhe njëherë atë që është thënë nga kjo foltore qindra here: Reforma është bërë për partinë dhe jo Shqipërinë. Një vend të cilit gjyqtarët dhe prokurorët i shërbejnë si aktivistë partiakë është një republikë bananesh.
Kujt t’i bësh thirrje në këtë rast? Tradita e ka që t’i drejtohesh drejtësisë që të hapë një hetim. Por jemi në rastin kur problemi është me prokurorët dhe gjyqtarët. Janë ata që kanë shkelur ligjin dhe kodet etike duke e bërë veten subjekt të mundshëm të drejtësisë. Kush i heton ata që duhet të hetojnë”-tha Garo.
Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka habitur në konferencën e sotme për shtyp teksa u shpreh se për të hequr vëmendjen nga skandali ‘McGonigal’ Kryeministri Rama është gati të inskenojë edhe arrestimin e Zahos.
‘Mos u habisni nga gjërat që bën Rama për të hequr vëmendjen nga çështja ‘McGonigal’. Të ndalojë policia edhe Zahon, ta inskenojë edhe këtë gjë, që të largojë vëmendjen nga kjo flagrancë botërore në të cilën është kapur. Ky është qëllimi i fëlliqur i Ed i Ramës. Korrupto dhe shkatërrojë çdo ditë demokracinë. Mbajtje nën presion të qytetarëve duke i kërcënuar me bukën e gojës, duke u mbytur me gjoba. Ne jemi vendi me numrin më të madh të të burgosurve”, tha Meta.
Lajmi kryesor:
'Aktiv1st' bëhet ‘mollë sherri’! Rama: Padi kush ka nxjerrë të dhënat e aktivistëve, lista e manipuluar! Opozita: Skandal! Pjesë prokurorë e gjyqtarë! Si funksionon aplikacioni
B.V//ReportTv.al