Selia e Partisë Socialiste

Aplikacioni 'Aktivisti', PS kërkesë mediave: Mos publikoni të dhënat e përdoruesve, do e ndjekim në mënyrë ligjore

10 Shkurt 2023, 17:19| Përditesimi: 10 Shkurt 2023, 17:58

  • Share

TIRANË- Partia Socialiste iu është drejtuar me një kërkesë të gjithë mediave audiovizive dhe atyre online që të mos publikojnë të dhënat personale të personave që janë pjesë bërë pjesë e aplikacionit të socialistëve ‘Aktiv1sti’. Në kërkesën e drejtuar mediave PS thotë se publikimi i të dhënave cenon të drejtat e qytetarëve dhe u bën thirrje mediave që i kanë publikuar të dhënat t’i fshijë ato.

“Partia Socialiste e Shqipërisë kërkon nga mediat audiovizive, mediat elektronike dhe të gjitha platformat e portalet online që të refuzojnë në çdo rast publikimin e të dhënave të pjesshme apo të plota qofshin ato, që pretendohet se janë siguruar nga ndërhyrja e kundraligjshme në platformën elektronike “Aktiv1st”, pronë e P.S.SH si dhe të fshijnë çdo informacion nga përmbajtja e faqeve të tyre të internetit të publikuar deri tani”, shkruhet në kërkesë.

Në rast se mediat do të vazhdojnë të publikojnë të dhënat e përdoruesve edhe pas kësaj kërkese, PS thotë se do ndjekë këtë çështjen në mënyrë ligjore.

“Partia Socialiste e Shqipërisë do të ndjekë në mënyrë rigoroze këtë rast dhe do të procedojë sipas ligjit për hetime të mëtejshme në Prokurorinë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për çdo media e cila do të vazhdojë të kryejë publikimet e këtyre të dhënave në shkelje të ligjit edhe pas kësaj kërkese publike”, shkruhet në kërkesë.

Kjo kërkesë e PS-së vjen pas një liste të publikuar në media në të cilën pretendohet se janë emrat e përdoruesve të ‘Aktiv1st’-it, por socialistët thonë se është një listë e manipuluar. Ndërkohë, disa prej mediave janë regjistruar në aplikacion dhe kanë publikuar të dhëna të disa prej përdoruesve, gjë që ka bërë edhe Partinë Socialiste të reagojë.

“Aktivisti”, një aplikacion për anëtarët e PS ka ndezur debatin politik. Opozita thotë se në aplikacion janë regjistruar edhe prokurorë e gjyqtarë për t’i bërë fushatë qeverisë, ndërsa duke e mohuar socialistët thonë se tek “Aktivisti” mund të regjistrohet kushdo, edhe me emrin e dikujt tjetër.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?