Foto ilustruese

Politikë

Aplikimet në KQZ, 55 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 18 mijë emigrantë të refuzuar

22 Janar, 15:24| Përditesimi: 22 Janar, 15:38

  • Share

Këtë të mërkurë, numri i aplikimeve nga diaspora që duan të votojnë përmes postës, i kaloi 54 mijë kërkesa. KQZ ka përpunuar gati 90 % të tyre, dhe gjatë këtij procesi, ka refuzuar më shumë se 17 mijë kërkesa, ose 1 në 3 individë.

Emigrantët po vazhdojnë të gabojnë në aplikime, duke mos ngarkuar saktë një dokument që përmban adresën e saktë të banimit të tyre jashtë vendit.

Deri më tani, 30 mijë shqiptarë të diasporës ja kanë dalë ta kryejnë me sukses këtë proces, duke u hequr nga lista e zgjedhësve këtu në Shqipëri, e duke kaluar në listën e zgjedhësve nga jashtë.  

1700 emigrantë kanë përdorur për regjistrim, një dokument shqiptar identifikimi që i ka skaduar afati.  64% e aplikantëve janë burra, dhe 36 % gra.

G.M./SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni tonet e përdorura deri më tani në fushatën e 11 majit?