Vota e diasporës

Politikë

Aplikimet në KQZ, 60 mijë kërkesa nga diaspora për të votuar më 11 maj! 36 mijë emigrantë u regjistruan

23 Janar, 18:16| Përditesimi: 23 Janar, 18:19

  • Share

Këtë të enjte, totali i kërkesave për tu regjistruar si zgjedhës nga jashtë ka kaluar 60 mijë.  KQZ ka përpunuar 95 % të tyre, por ka pranuar të regjistrojë vetëm gjysmën e atyre që kanë aplikuar.

36 mijë persona ja kanë dalë me sukses të dërgojnë të dhëna të sakta për veten dhe adresën e tyre.

Ndërkohë, që deri më sot, 21 500 raste janë refuzuar. Gabimi kryesor i thuajse të gjitha rasteve, është se nuk kanë provuar si duhet adresën ku jetojnë.

Aplikimet do të jenë të hapura deri më 4 mars, dhe secili që refuzohet, deri në këtë datë, ka të drejtë ta provojë përsëri pafundësisht, pasi nuk ka limite se sa herë mund të gabosh.

2 200 emigrantë kanë përdorur për tu regjistruar një dokument të skaduar shqiptar për tu identifikuar si zgjedhës.

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?