Aplikimet në Universitete, 19-21 shtator raundi i dytë me formularin A3 (VIDEO)

19 Shtator 2020, 19:38| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 20:23

  • Share

Sot nis raundi i dytë i aplikimeve ku maturantët do të kenë sërish mundësi të plotësojnë formularin A3 me 10 preferenca.

Më shumë 7 mijë maturantë nga 15 mijë që u regjistruan në fakultet të ndryshme gjatë raundit të parë janë ekselentë.

"Në krahasim me dy vitet e fundit ka patur numër më të lartë studentësh të regjistruar në raundin e parë kurse ata çregjistruar janë vetëm 170 nga 300 që ka pasur në dy vitet e fundit", u shpreh kreu i rrjetit Akademik Shqiptar Arjan xhelaj

Kreu i Rrjetit Akademik Shqiptar shpjegon se me datë 19 nis raundi i dytë i aplikimeve me formularin A3 ku rreth 9000 mijë aplikantë do të ketë mundësi të plotësojnë formularin brenda tre ditëve.

"Për raundin e dytë procesi i regjistrimeve për maturantët fitues do të nisë më 30 shtator dhe do të përfundojë më 9 tetor". tha më tej ai.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?