Kronikë

Aplikimet për azil të shqiptarëve, u rritën kërkesat në korrik

9 Tetor 2020, 09:26| Përditesimi: 9 Tetor 2020, 11:25

  • Share

Edhe pse masat e ndërmarra nga shumë shtete të Evropës për të ndaluar përhapjen e pandemisë COVID-19, shqiptarët vijojnë të aplikojnë për azil në shtetet e BE-së.

Sipas të dhënave për muajin korrik të Zyrës Evropiane të Azilantëve, janë regjistruar 505 aplikime dhe riaplikime. Konkretisht janë 366 aplikime për herë të parë, dhe 139 riaplikime. Në krahasim me muajin qershor numri i aplikimeve dhe i riaplikimeve është rritur me 171 regjistrime, ose rreth 28% më shumë se në muajin e 6 të vitit.

Por pavarësisht kësaj rritje në muajin korrik, po ta krahasojmë me korrikun e një viti më parë kemi rreth 1085 aplikime fillestare më pak nga shqiptarët.  Rënia e aplikimeve nisi në fillim të vitit, kur në janar ishin 913 aplikues nga mbi 1300 që ishin në dhjetor. Ndërsa në total në 6 muaj, janë bërë 3012 aplikime për herë të parë nga shqiptarët për të fituar statusin e azilantit në një nga shtetet e Bashkimit Evropian.

“Shërbimet e azilit nuk janë rifilluar ende plotësisht në shumicën e vendeve, dhe kështu masat kufizuese të lidhura me COVID ende kanë një efekt të përhapur në të gjitha tendencat e azilit. Në korrik, gati 43 000 kërkesa për mbrojtje ndërkombëtare u paraqitën në BE, duke vazhduar të rriten për të tretin muaj radhazi që nga Prilli kur u zbatuan bllokimet e para. Sidoqoftë, aplikimet qëndrojnë në pak më shumë se gjysmën e niveleve të fundit të vitit të kaluar dhe fillimit të vitit”, thuhet në njoftimin e Zyrës Evropiane të Azilantëve.

E.M./r.k./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?