Trofeu dhe biletat e Euro 2024

Aplikimet për biletat e Europianit, UEFA i kthen përgjigjje tifozëve! Si dallohen fituesit

25 Janar, 14:46| Përditesimi: 25 Janar, 14:51

  • Share

UEFA ka nisur procesin e përzgjedhjes së fituesve që kanë aplikuar për biletat e Europianit ku të shumtë janë edhe shqiptarët, pasi kombëtarja u kualifikua në Gjermani 2024 dhe u shortua në të njëjtin grup me Spanjën, Italinë dhe Kroacinë.

Të gjithë fituesit janë informuar me anë të një emaili ku i kërkohet të vijojnë me pagesën, ndërsa ata që nuk kanë marrë një email të tillë nuk kanë mundur të sigurojnë bileta. Gjithsesi ata të cilët kanë aplikuar mund ta konfirmojë duke u futur në faqen e UEFA-s te seksioni i biletave dhe pas plotësimit të dhënave, me shumë gjasë shfaqet një kuadrat i kuq ku thuhet “kërkesa juaj s’ka qenë e suksesshme”.

Më herët UEFA ka saktësuar se të gjithë aplikuesit për bileta do marrin përgjigjje deri më 31 janar.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?