Këtë të enjte 8 kandidatë të tjerë kanë dorëzuar dokumentacionet përkatëse në Kuvend për të qenë pjesë e KQZ-së së riformatuar. Bledar Skënderi është anëtari i parë i KQZ-së aktuale që synon të rikthehet, këtë herë jo thjesht si anëtar por si kryekomisioner.
Ndërkohë, ka dorëzuar në Kuvend dokumentet edhe Helga Vukaj, ish-ministre teknike Financash e Partisë Demokratike në vitin 2017.
Juristi Leonard Gremshi aplikon për anëtar i Komisionit Rregullator dhe për në KAS.
Për të qenë anëtar të KQZ-së kanë aplikuar edhe Besnik Maho, Eldrina Karafili, Artan Kodheli dhe Sali Shehu
Ndërsa Juristi Dritan Caka (eksperti i PS pranë Këshillit Politik), kandidon për Rregullatorin dhe KAS.
Aplikimet për 12 vendet vakante mbyllet nesër në orën 16:00, ndërkohë Kuvendi ka afat deri në 19 tetor për të zgjedhur anëtarët.
Ky eshte militant i thekun partie dhe jurist i lodhun
Përgjigju