Aplikimet për në fakultetin e Filologjisë dhe Drejtësisë, dalin emrat e fituesve

29 Gusht 2019, 13:10| Përditesimi: 29 Gusht 2019, 14:02

  • Share

Fakulteti i Histori Filologjisë dhe Fakulteti I Drejtësisë, publikun listat me fituesit paraprak në një nga degët që ofrojnë këto fakultete.

Në fakultetin e Histori-Filologji në listën paraprake janë shpallur 705 maturantë fitues, të cilët kanë mundësi të regjistrohen në një nga 5 degët që ofron ky fakultet, nga data 2 deri më 15 shtator pranë sekretarisë së fakultetit.

 Studentët duhet të kenë me vete një dokument identifikimi, fotokopjen e noterizuar të diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesën e pjekurisë së bashku me certifikatën e notave ose një dëftesë/diplomë tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njësuar në MASR. Po ashtu duhet dhe mandati i pagesës së tarifës së regjistrimit.

Ndërkohë fakulteti i Drejtësisë, publikoi në faqen zyrtare, listën e renditur të aplikantëve, ku 640 maturantë janë fitues të fazës së parë, për vitin akademik 2019-2020. Maturantët mund të kontrollojnë listat paraprake, për të parë nëse janë zgjedhur fitues në këtë fazë të parë të aplikimeve.

( Kliko këtu ) listat e plota të fakultetit të Histori-Filologjisë

( Kliko këtu ) listat e plota të Fakultetit të Drejtësisë

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?