Aplikimet për viza, ambasada britanike: Krahas qendrës në Tiranë, nga sot takime edhe në Veri të Shqipërisë

17 Tetor 2023, 21:09| Përditesimi: 18 Tetor 2023, 09:20

  • Share

Ambasada britanike në vendin tonë, u bën thirrje të gjithë qytetarëve shqiptarë që duan të udhëtojnë në Angli, të shkojnë në mënyrë të ligjshme duke aplikuar për vizë. Sipas ambasadës britanike, prej ditës së sotme 100 takime për viza mund të caktohen çdo muaj në Veri të Shqipërisë, krahas qendrës së aplikimit për viza në Tiranë.

‘Nëse doni të udhëtoni, punoni dhe studioni në Mbretërinë e Bashkuar, ju duhet ta bëni këtë në mënyrë të ligjshme, duke aplikuar për vizë. Prej ditës së sotme, 100 takime për viza mund të caktohen çdo muaj në Veri të Shqipërisë, krahas qendrës së aplikimit për viza në Tiranë.

Qeveria Britanike do të vazhdojë të mbështesë qytetarët, përfshirë të rinjtë dhe bizneset në Veri të Shqipërisë përmes projektit “Perspektiva të reja”.

Aplikoni për të caktuar një takim këtu: https://pos.tlscontact.com/kuk_en/

Duhet të caktoni një takim, përndryshe nuk do t’u lejohet të hyni.

Klientëve në Veri do t'u sigurohet shërbimi i kthimit të pasaportave me korrierë, pa pagesë. Kjo është për të minimizuar shqetësimin për klientët, të cilëve në kushte të tjera do t’u duhej të udhëtonin drejt Tiranës për të marrë pasaportën e tyre.

Koha e pritjes së vendimit për Vizën Standard të Vizitorit është 3 javë apo 15 ditë pune. Kjo përfshin gjithashtu edhe ata që aplikojnë për një Vizë Tranzit ose për një Vizë Afatshkurtër Studimi. Të gjithë informacionet e fundit mbi kohën e pritjes së vendimit për vizë mund t'i gjeni tek: http://www.gov.uk/.../visa-processing-times-applications.... njofton ambasada britanike.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?