Ambasada amerikane në Tiranë

Sociale

Aplikimet për viza, ambasada e SHBA në Tiranë apel qytetarëve: Verifikoni përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë

27 Shtator, 13:02| Përditesimi: 27 Shtator, 13:07

  • Share

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë ka publikuar një njoftim të rëndësishëm për të gjithë aplikantët për vizë amerikane.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Ambasada Amerikane u ka bërë thirrje qytetarëve të verifikojnë me kujdes përputhjen e barkodit të formularit të aplikimit me atë të takimit për intervistë.

Sipas Ambasadës, nëse barkodi i formularit DS-160 nuk përputhet me barkodin e takimit të rezervuar dhe kjo nuk korrektohet deri në dy ditë para datës së intervistës, takimi do të anulohet automatikisht.

“KUJTESË! Barkodi në konfirmimin e takimit tuaj për intervistë DUHET të përputhet me barkodin në faqen e konfirmimit të formularit DS-160 për të siguruar një proces të sigurt vizash që mbron Amerikën. Nëse barkodi juaj nuk përputhet deri në dy ditë para takimit tuaj, takimi juaj do të anulohet dhe do t’ju duhet të rezervoni një të ri për të vazhduar me aplikimin tuaj për vizë”, thuhet në njoftim.

 

Xh.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Qeveria e shkarkoi, a duhet Erion Veliaj ta ankimojë në Kushtetuese?