Ministrja e Jashtme Olta Xhaçka

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në BE, Xhaçka: Vendi i saj është në union, Shqipëria do jetë në krahun tuaj! Begaj: Vendet anëtare ta mbështesin Prishtinën

15 Dhjetor 2022, 19:26| Përditesimi: 15 Dhjetor 2022, 19:50

  • Share

Politika shqiptare ka përshëndetur aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Presidenti Bajram Begaj teksa uron krerët e shtetit të Kosovës për marrjen e këtij hapi të rëndësishëm u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që ta mbështesin Kosovën në këtë proces.

“U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik”, shkruan Begaj.

Nga ana tjetër, ministrja e Jashtme Olta Xhaçka thotë se Shqipëria do të jetë në krah të Kosovës në këtë rrugëtim që ka nisur, duke theksuar se vendi i saj dhe i gjithë Ballkanit Perëndimor është në BE.

“Urime Kosovës për aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Shqipëria do ta mbështesë dhe ndihmojë Kosovën në çdo hap të këtij procesi. Vendi i Kosovës është në BE ashtu siç edhe e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE”, shkruan Xhaçka.

Këto reagime vijnë pasi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dorëzoi sot në Pragë aplikimin e Kosovës për t’u bërë pjesë e Bashkimit Europian. Kjo lëvizje e Kosovës vjen pas tensioneve të shtuara në veri.

Ora 14:07
Presidenti Begaj përshëndet aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian

1671109648_presidentibegaj.jpg 

Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përshëndet dorëzimin e aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian, si dhe duke e konsideruar një akt të rëndësishëm historik, i uron autoriteteve të Kosovës shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit të anëtarësimit.

Në të njëjtën kohë, Presidenti Begaj, u bën thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik.

"Dorëzimi i aplikimit të Kosovës për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian është një akt i rëndësishëm historik që i hap rrugë realizimit të aspiratës europiane të saj. Përgëzime autoriteteve të Kosovës dhe shumë suksese në përmbushjen e detyrimeve të procesit!

U bëj thirrje të gjitha vendeve anëtare që ta mbështesin aplikimin e Kosovës, pasi kjo do të ishte jo vetëm në interesin më të mirë gjeopolitik të Bashkimit Evropian, por dhe një kontribut më shumë në mbështetje të një vendi e një populli me vokacion të qartë evropian dhe euro-atlantik. Urime Kosovë e shumë suksese", shkruan Begaj. 

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?