Foto ilustruese

Aplikimi për dokumentet e identifikimit, ambasada shqiptare jep njoftim të rëndësishëm për emigrantët

20 Tetor 2020, 19:35| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 19:37

  • Share

Ambasada shqiptare në Greqi ka dhënë një njoftim të rëndësishëm për emigrantët  sa i përket aplikimit për dokumentet e identifikimit.

Në njoftim lajmërohen të gjithë ata që kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

"Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Athinë njofton të gjithë bashkëatdhetarët të cilët kanë aplikuar për pajisjen me dokumente biometrikë, se rifillon shërbimi postar për dërgesat në shtëpitë e tyre, brenda rajonit të Atikës.

Qytetarët shqiptarë në përfundim të procedurës në sportelin e aplikimit kanë mundësinë e plotësimit të një deklarate me përgjegjësi mbi adresën e saktë të banimit dhe pranimin për tërheqjen e dokumenteve biometrikë me anë të shërbimit postar.

Ky shërbim ofrohet për lehtësimin e procedurave ndaj qytetarëve tanë, në përputhje të plotë dhe me kuadrin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19, për shmangien e grumbullimeve", thuhet në njoftimin e ambasadës.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?