IdentiTek

Aplikimi për pasaportë, qytetarët me kupon të vjetër mund t’a shkëmbejnë me të ri

3 Gusht 2023, 09:57| Përditesimi: 3 Gusht 2023, 10:00

  • Share

Shtetasit që kanë blerë kuponët e vjetër me logon e ish-koncesionarit, dhe që nuk i kanë përdorur, kanë mundësinë t’i shkëmbejnë me kuponët e rinj të kompanisë shtetërore “IdentiTek”,  pranë Postës Shqiptare.

Ministria e Brendshme dhe “IdentiTek” sigurojnë qytetarët se pagesat e bëra, do të jenë të vlefshme përmes procedurës së shkëmbimit të kuponëve të vjetër, me të rinjtë.

Prej ditës së sotme në sportelet e Postës Shqiptare qytetarët do të gjejnë edhe kuponët për shërbimin me procedurë të përshpejtuar (Fast Track).

Shërbimet për pajisjen dhe rinovimin e dokunenteve të identifikimit, kryhen prej 1 gushtit nga kompania shqiptare

Për t’u pajisur me karta ID dhe pasaporta, qytetarët duhet të blejnë kuponin përkatës pranë zyrave të Postës Shqiptare. 

Vetë ministri i Brendshëm ishte sot në zyrat e “IdentiTek” për të aplikuar për rinovimin e pasaportës biometrike.

S.G/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?