Në zemër të Parkut Arkeologjik të Apolonisë u zhvillua edicioni i 15-të i ekspozitës ndërkombëtare “Apolo Art Colony 2025”.
Kolonia artistike mblodhi më shumë se 20 piktorë nga Europa dhe më gjerë, të cilët për një javë perjetuan një përvojë të rrallë krijuese mes historisë dhe natyrës.
Kuratori, Saimir Ahmeti, u shpreh se Apolonia është një vend frymëzimi i përhershëm për artistët, ndërsa theksoi rolin e artit si urë lidhëse mes kulturave.
Piktorja Jola Kitovska nga Polonia u shpreh se është hera e dytë që bëhet pjesë e një aktiviteti të tillë dhe në kétë ekspozitë ka marrë pjesë me një punim ku shfaqet imazhi i njé balerine duke përcjellë mesazhin se si janë lëvizjet e kërcimit, ashtu janë edhe lëvizjet e jetës.
Drejtuesja e Parkut Arkeologjik të Apolonisë, Ornela Durmishaj tha se kolonia e piktore sherben për të promovuar trashëgiminë përmes artit bashkëkohor.
Në mbyllje Kolonia “Apolo Art Colony” , disa prej piktoreve u nderuan me “Çertifikata Mirënjohjeje”, si vlerësim për kontributin e tyre.
Komente
