Kisha e Shën Mërisë, që ndodhet në oborrin e Manastirit të Apolonisë, është e vetmja në Shqipëri ky janë shkrirë arti bizantin me atë romak.
“Arkeologët kanë zbuluar mozaikë paleokristianë të shekullit IV. Kisha ka dhe një kapele me mbishkrime bizantine, që mendohet se i përkisnin njërit prej joanëve. Është kishë e rrallë ku janë shkrirë dy stile arkitektonike, ortodokso-bizantin i Lindjes dhe romano-katolik i Perëndimit”, u shpreh për Report, Ilirjan Gjika pergjegjes i muzeut historik Fier.
Portiku i kishës së Shën Mërisë me kolonadën e bukur prej tetë shtyllash është i ngjashëm me atë të abacisë së Santa Marias në Puglia.
“Është kishë bizantine, por ka dhe infulencë nga Italia e Jugut, nga Puglia kjo e bën unikale sepse nuk kemi shpesh kisha të tilla, që janë tipike për zonë e Italisë”, tha Admir Xhelaj, përgjegjes i muzeut arkeologjik “Apolonia”.
Historianët Xhelaj dhe Gjika thanë për Report Tv se manastiri dhe kisha e Shën Mërisë, duhet të mbrohen nga UNESCO. Dosja është dorëzuar prej disa vitesh por ka mbetur në pritje!
Ne protesta nuk shkojne femije si ka mundesi qe jane vrare ?
Përgjigju