‘Apolonia’ magjepsëse për turistët e huaj, numërohen 68 500 vizitorë për 7 muaj ! Turisti spanjoll: Ju keni shumë histori mbresëlënëse

5 Gusht, 09:51| Përditesimi: 5 Gusht, 10:01

  • Share

Parku Arkeologjik i Apolonisë mbetet destinacioni i preferuar për vendasit dhe turistet e huaj.  Nga Spanja, Franca dhe Italia, turistët shprehen per Report tv se kanë futur Shqipërinë në listën e vendeve të preferuara.

"Duke parë në internet, vendosa të vizitoja Shqipërinë me familjen time. Filluam nga Tirana, shkuam në jug në plazh dhe sot jemi në Apoloni. Më pas do të shkojmë në veri. Zbuluam se ky është një nga vendet më interesante dhe duhet vizituar patjetër nëse të pëlqen historia. Ne i duam vendet me histori të lashtë dhe ju keni shumë histori mbresëlënëse", shprehet një turist spanjoll.

Arkeologu, Arjan Dimo thekson se parku është i vizitueshëm në çdo periudhë të vitit, por gjatë verës së këtij viti ka pasur rritje të numrit të turistëve edhe pse temperaturat janë tepër të larta. Ndikim pozitiv ka pasur përmirësimi i infrastrukturës rrugore, që tashmë lidh 'by-pass'-in e Fierit me parkun arkeologjik.

“Kemi regjistruar rritje me 65 përqind nga janari deri në muajin korrik, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Edhe pse është mot i nxehtë, turistët vijnë në Apoloni. Gjatë verës ka zakonisht fluks të familjarëve që prenotojnë për pushime në bregdetin e jugut dhe vijnë gjithashtu për të vizituar Apoloninë”, tha arkeologu i parkut, Arjan Dimo.

Nga Janari e deri në korrik 2024, parkun Arkeologjik të Apolonisë e kanë vizituar 68 500 turistë.

 

 

R.D/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?