Kategoria e Parë e futbollit ka nisur këtë të shtunë me javën e 22-të. Në stadiumin e Vorës, vendasit fituan 1-0 me Apoloninë, duke i futur fierakët në krizë pasi kanë tri ndeshje radhazi pa fitore dhe me vetëm një pikë.
Dueli për djemtë e Arbrit nisi mirë, teksa goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 44 nga Jasmin Raboshta. Fantazisti padyshim është lojtari i sezonit për vorakët, që rikthehen te suksesi dhe marrin vendin e tretë në renditje me 42 pikë, duke lënë Apoloninë në vendin e pestë me 31 pikë.
Ndeshjet e mbetura për të Parën zhvillohen nesër, teksa kryesuesit e Bylisit dhe AF Elbasanit do kenë përballjen direkte të hënën në orën 13:30 në "Adush Muça" të Ballshit.
Kategoria e Parë, java 22:
E shtunë
Vora 1-0 Apolonia
E dielë 13:30
Kastrioti - Besa
Korabi - Lushnja
Luzi - Burreli
Tomori - Flamurtari
E hënë 13:30
Bylis - AF Elbasani
Renditja: