Kronikë

APP njofton bashkitë: Asnjë tender nga 1 qershori, por kush bën përjashtim

14 Maj 2019, 17:18| Përditesimi: 14 Maj 2019, 17:35

  • Share

Agjensia e Prokurimit Publik i ka komunikuar bashkive  dhe autoriteteve kontraktore në varësi të tyre se duke nisur nga data 1 qershor deri më datë 30 qershor 2019 nuk  duhet  të shpallin procedura prokurimi. Kjo thirrje vjen 1 muaj e 15 ditë para zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Sipas APP njësive të vetëqeverisjes vendore iu është lënë mundësia që të prokurojnë vetëm ato procedura që kanë në objekt produktet ushqimore.

" Sjellim në vemëndje së, njësitë e vetqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, nuk do të shpallin procedura prokurimi për periudhën nga 1 deri në 30 qershor 2019, me përjashtim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, si dhe atyre që kanë si objekt produktet ushqimore." thuhet në njoftimin e APP.

Njoftimi i plotë:

"Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) sjell në vëmendje të njësive të vetqeverisjes vendore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre se, nё mbёshtetje neneve 16 e 40, të ligjit nr.9936, datё 26.06.2008, “Pёr menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, tё ndryshuar, Këshilli i Ministrave ka miratuar Vendimin Nr. 284 datë 10.05.2019  ”Për pezullimin e përkohshëm të fillimit të procedurave të prokurimi nga njësitë e vetëqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, për periudhën 1 deri 30 qershor 2019”.

Me anë të këtij akti nënligjor është vendosur pezullimi i përkohshëm i fillimit të procedurave të prokurimit nga njësitë të vetëqeverisjes vendore dhe të autoriteteve kontraktore në varësi të tyre, për periudhën nga 1 deri në 30 qershor 2019.

Sjellim në vemëndje së, njësitë e vetqeverisjes vendore dhe autoritetet kontraktore në varësi të tyre, nuk do të shpallin procedura prokurimi për periudhën nga 1 deri në 30 qershor 2019, me përjashtim të procedurave të prokurimit me vlerë të vogël, si dhe atyre që kanë si objekt produktet ushqimore. Procedurat e prokurimit të shpallura përpara datës 1 qershor 2019 lejohet të vijonë në përputhje me legjislacionin në fuqi. Duke ju falënderuar, DREJTOR I PËRGJITHSHËM: Reida Kashta"

Komento

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Trump tarifa doganore 10 për qind Shqipërisë, sa ndikon në ekonomi?