Tifozët e futbollit që do ndjekin Kupën e Botës 2034 nga pranë në Arabinë Saudite nuk do mund të blejnë alkool në stadiume, kanë konfirmuar burimet e FIFA-s.
Ky vendim përputhet me ndalimin e gjatë të Arabisë Saudite për alkoolin, i cili ka qenë në fuqi që nga viti 1952. Ndryshe nga Katari, ku u lejuan shitjet e kufizuara të alkoolit gjatë Kupës së Botës 2022, Arabia Saudite zbaton ligje më të rrepta që ndalojnë alkoolin edhe në hotelet luksoze.
FIFA nuk e ka trajtuar publikisht çështjen e alkoolit, por burime të larta i kanë thënë "Guardian" se nuk ka asnjë dyshim që birra të shitet në ndeshje. Ndryshe nga shumë vende të tjera myslimane, shitja e alkoolit mbetet e ndaluar edhe në hotelet luksoze në Arabinë Saudite.
Alkooli u ndalua në vend nga mbreti Ibn Saud në vitin 1952. Që nga janari, një dyqan në Riad e ka shitur atë, edhe pse vetëm diplomatëve jomuslimanë nën kontrolle dhe kuota të rrepta.
Burimet e FIFA-s thanë se kishin nxjerrë mësime nga Kupa e Botës 2022 në Katar, e cila ishte nën presion për të pranuar shitjet e birrës në stadiume vetëm dy ditë para fillimit të turneut.
Dhjetëra mijëra fuçi të Budweiser u hoqën nga stadiumet në një lëvizje që i kushtoi FIFA-s rreth 45 milionë euro si kompensim që i detyrohej sponsorit të saj AB InBev, pronarit të Budweiser.
Vetëm Bud Zero dhe pije joalkoolike shiteshin në stadiumet e Kupës së Botës, megjithëse birra ishte e disponueshme në një zonë të tifozëve të FIFA-s, me një litër Budweiser që kushtonte 15 euro.