Këtë e siguron britaniku Peter Hutton, drejtor i Ligës së Arabisë Saudite, i cili për shumë vite ka qenë drejtues në futbollin europian. “Është vendosur që të shkohet drejt suksesit dhe për këtë arsye Liga e Arabisë Saudite do vazhdojë të shpenzojë para për të patur futbollistët më të mirë,”-deklaroi fillimisht ai. “Programi i investimeve ka disa vite dhe nuk shoh arsye që të ngadalësojë. Unë kam 40 vjet që punoj në sport dhe nuk kam parë kurrë një projekt kaq të madh dhe të vendosur për të patur sukses,”-vijoi më tej Hutton.
Britaniku më tej komentoi edhe atë që shumë specialistë thonë, se ‘për shkak të Arabisë Saudite Europa nuk do jetë më qendra e futbollit. "Kjo nuk është domosdoshmërisht një gjë e keqe. Nuk do të thotë domosdoshmërisht se Evropa nuk do të jetë më aq e fortë në futboll në të ardhmen. Është diçka pozitive që futbolli ka forcë në të gjithë botën. Kur Ronaldo nënshkroi për Al Nassr, ne papritmas patëm interes nga 170 shtete që kërkonin të drejtat televizive,”-përfundoi Hutton.
Deri më tani janë afruar shumë ‘yje’ nga Arabia Saudite në merkato ku mund të permendim Benzema, Kante, Brozovic, Mane, Mahrez, Malcom, Telles, Fabinho, Firminho, Milinkovic-Savic dhe shumë të tjerë.